Personi që i vuri flakën katit të dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier është kapur nga policia.
Autori 33-vjeçar, banues në Fier ka spërkatur me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin katit.
Autori i zjarrvënies është Indrit Alushaj, i cili ka marrë pjesë në portal dhe nuk ka fituar.
Fier
Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Drejtorinë Arsimore Fier. Kapet në kohë rekord autori i cili i vuri zjarrin në katin e dytë të DAR Fier. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë punës së mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë). Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, shtetasi I. A., 33 vjeç, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedurale./TCH
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit