Kuzhina mesdhetare konsiderohet si jashtëzakonisht e shëndetshme: fruta, perime, peshk dhe vaji ulliri.
Këto ushqime mendohet se parandalojnë mbipeshën dhe sëmundje të ndryshme. Por çuditërisht, fëmijët dhe të rinjtë italianë që pikërisht ata që kryesojnë listën e mbipeshës të këtyre grupmoshave në Europë. “Kuzhina mesdhetare vërtet është shumë e shëndetshme, por problemi është se pak vetë ushqehen ende në atë mënyrë. Makaronat e bëra në shtëpi janë të mira, por lazanja nga ngrirja e frigoriferit nuk i shërben një diete të ekuilibruar. Produktet e gatshme shkaktojnë dëmtime të hershme tek fëmijët, dëme që vazhdojnë edhe në moshë të rritur. Obeziteti përbën edhe një rrezik në rritje për zhvillimin e sëmundjeve kronike ose të problemeve psikike”, thotë Roland Kupka, ekspert për ushqimin pranë Unicef, i cituar nga DW.
Sipas të dhënave të kësaj organizate, më shumë se 40 përqind e fëmijëve nga dy deri në dhjetë vjeç në Itali janë mbipeshë ose të dhjamosur. Megjithatë, situata nuk paraqitet më e mirë edhe në Greqi, Qipro e Spanjë. Sipas ekspertëve, një problem tjetër pak i njohur që ndikon në mbipeshë është mungesa e gjumit. Nëse fëmijët e moshës së shkollës fillore flenë më pak se nëntë orë në natë, ata janë dy herë më të prirur ndaj mbipeshës sesa fëmijët që flenë njëmbëdhjetë orë, kanë zbuluar studiuesit. Dhe sipas studimit “Fëmijët italianë flenë më së paku nga të gjithë, ndërsa fëmijët suedezë më gjatë“.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...