Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., dhe një të mitur, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
Si pasojë e kësaj rrahje, personi me inicialet N.R., ka pësuar lëndime të rënda trupore, e cila gjendje është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore, shkruan Arbresh.info.
Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.
Ndryshe, djali i ish-ministrit serb Nenad Rashiq, Nikolla Rashiq është rrahur nga disa persona në Llapnasellë, me ç’rast ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Partia e Serbëve të Kosovës fajëson Beogradin dhe Listën Serbe për rrahjen e djalit të Nenad Rashiq
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër