Mjekët në provincën austriake të Salzburgut, kanë deklaruar se nuk duan të vaksinohen me vaksinat AstraZeneca.
Ata kërkuan nga autoritetet kompetente që të vaksinohen me vaksinën Biontek-Pfizer, sepse e konsiderojnë atë më efektive, transmeton portali arbresh.info.
Ata kërkuan nga autoritetet kompetente që të vaksinohen me vaksinën Biontek-Pfizer, sepse e konsiderojnë atë më efektive.
“Bazuar në të dhënat aktuale, ajo kërkesë është e justifikuar,” tha Christoph Firthauer, një zëdhënës i Dhomës Mjekësore.
Megjithatë, zëvendësguvernatori i krahinës, Kristijan Stekl, refuzoi kërkesën e mjekut.
“Nuk ka asnjë grup që mund të zgjedhë një vaksinë. Vaksina është e rrallë dhe e vlefshme, dhe ne duhet të vaksinojmë të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mposhtim shpejt pandeminë,” tha Steckl, i cili është ndryshe i ngarkuar me sektorin e shëndetit në Salzburg ./arbresh.info/
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...