Franca e ka refuzuar izolimin e tretë për shkak se ai nuk e justifikon koston ekonomike, sociale dhe njerëzore, tha të premten kryeministri francez, Jean Castex.
Gjatë një konference për gazetarë, Castex tha se stabilizimi i shifrës së rasteve të reja dhe fushata e vaksinimit nënkuptojnë që qeveria mund ta shmangë vendosjen e izolimit të ri.
Sipas tij, vendimi për ta izoluar vendin për herë të tretë në pandemi është peshuar në krahasim me faktorët tjerë dhe ligjvënësit francezë kanë vlerësuar dhe kanë vendosur se ai është i pajustifikueshëm.
Përparësitë e mundshme të një izolimi të tretë mbarëkombëtar në luftën kundër përhapjes së koronavirusit është dashur të matet në termat ekonomikë, socialë dhe njerëzorë e nganjëherë edhe shëndetësorë”, tha ai.
“Situata sot nuk e justifikon një masë të tillë” shtoi kryeministri francez, duke paralajmëruar se nëse gjendja përkeqësohet, qeveria nuk do të ngurrojë që ta bëjë atë që është e nevojshme.
Castex tha se tani nuk është koha që të lehtësohen masat që tash për tash janë në fuqi, përfshirë mbylljen e kafeneve dhe restoranteve dhe kontrolleve të rrepta kufitare, sidomos për ata që vijnë nga vendet që s’janë pjesë e BE-së.
Kurti bën homazhe në Likoshan dhe Qirez në 28-vjetorin e mas...
Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popu...
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit
Sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit, Rama: Shqipëria do ta listoj...
Shumë kohë i kishte kërkuar Trumpit të ndërhynte në Iran – p...
Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu: Nuk do t’i lejojmë të kenë ar...