Analisti politik, Lulzim Zeneli, duke u bazuar në sondazhin e fundit të përgatitur nga PIPOS, është shprehur se duket se subjektet politike kanë arritur mobilizim struktural, transmeton arbresh.info.
“Do të jetë një garë shumë konkurruese. Pavarësisht të qëndrueshmërisë së numrave tek sondazhet, prapë do të ketë në fazën programore lëvizje”.
Zeneli në Rubikon ka thënë se për t’u krijuar stabilitet politik në vend, Lëvizja Vetëvendosje, që projektohet si fituese e zgjedhjeve duhet të gjejë një partner qeverisës.
“Nuk ka shans të krijohet stabilitet politik pa një koalicion Vetëvendosje-AAK apo me dikë tjetër”.
Lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri ai ka theksuar se politika kosovare për 20 vjet ka dështuar që ta gjejë për këtë pozitë një figurë jashtë politikës./arbresh.info/
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...