Tre persona kanë përfunduar me lëndime trupore pas vet-aksidentimit të tyre në një beton e më pas në murin e një shtëpie.
Shoferi dhe dy pasagjerët janë dërguar për tretman mjekësor, shkruan arbresh.info.
Rasti ka ndodhur në rrugën Jeronim De Rada në Klinë rreth orës 21:00.
“Derisa një ngasës, mashkull kosovar, ishte duke drejtuar veturën me targa vendore, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës humb kontrollin mbi veturë duke goditur fillimisht një pjese betoni e më pas del jashtë rruge dhe godet një muri të një shtëpie. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime kane pësuar ngasësi dhe dy pasagjer një mashkull dhe një femër kosovare dhe te njëjtit dërgohet për tretman mjekësor”, njofton policia./arbrsh.info/
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...