Një 3-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një objekti në Vushtrri, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.
Pas marrjes së ndihmës së parë në Vushtrri, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 11;00, nga emergjenca e spitalit në Vushtrri, është raportuar se një fëmijë i moshës 3 vjeçar, ka pësuar lëndime si pasoj e rënies nga kati dytë i një objekti! Pas ndihmës së dhënë fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK,”, tha Zahiti.
Ai shtoi se policia po merret me sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti./arbresh.info/
Ferrari del jashtë kontrollit, katër të lënduar në një aksid...
OBSH: Numri i rasteve të konfirmuara të hantavirusit rritet ...
Peticioni i tifozëve të Real Madridit për të larguar Mbappen...
Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gru...
Merret vendimi se a do të luajë Mbappe ndaj Barcelonës në ‘E...
Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë ...