Rusia do të furnizoj Meksikën me 24 milionë doza të vaksinës Sputnik V kundër koronavirusit gjatë dy muajve të ardhshëm.
Presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador ka folur për marrëveshjen me Rusinë pas një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, transmeton arbresh.info
Prodhimi i vaksinës së Putinit është duke shënuar rritje nga sa ishte një javë më parë, një rritje kjo prej 7.4 milionë doza deri në mars, megjithatë ekzistojnë disa dyshime mbi kapacitetin e prodhimit të vaksinës nga ana e Rusisë.
Diplomacia e vaksinave të Rusisë ka zhvilluar vullnet të mirë në Amerikën Latine pasi kompanitë e tjera farmaceutike përfshirë këtu edhe Pfizer Inc me bazë në SHBA njoftuan mungesa të vaksinës për shpërndarje në të gjithë planetin.
Lopez Obrador zhvilloi bisedën telefonike me Putin pas njoftimit ditën e diele se është infektuar me COVID-19, shkruan The Guardian./arbresh.info/
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...