Greqia nënshkroi sot një kontratë për blerjen e 18 avionëve luftarak Rafale në Francë, duke rritur gjithashtu partneritetin e saj me Parisin përballë tensioneve me Turqinë, theksoi një gazetar.
Shuma e transaksionit arrinte vlerën e rreth 2,5 miliardë eurove dhe përfshin furnizimin nga Parisi të 12 avionëve të dorës së dytë, marrë nga inventari i Forcës Ajrore Franceze, të gjashtë avionëve të rinj nga nga prodhuesi Dassault Aviation, si dhe mbështetja e lidhur logjistike dhe armatimet.
Duke iu referuar një partneriteti shumë të dendur operacional me Athinën, ministrja franceze e Forcave të Armatosura, Florence Parly, e cila shkoi në kryeqytetin grek për ceremoninë e nënshkrimit të kontratës, përshëndeti një sukses të rëndësishëm për Rafale, i cili për herë të parë është shitur në një vend europian drejt të cilit Franca kërkon të rifokusojë eksportet dhe bashkëpunimin e saj.
Kjo blerje u diskutua në kohë rekord mes dy qeverive. Vendimi për të negociuar u mor në shtator nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në reagim të eksplorimeve për gaz nga Turqia dhe demostrimeve të forcës në ujërat e diskutuar me Greqinë dhe Qipron./ATSh/
Kurti bën homazhe në Likoshan dhe Qirez në 28-vjetorin e mas...
Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popu...
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit
Sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit, Rama: Shqipëria do ta listoj...
Shumë kohë i kishte kërkuar Trumpit të ndërhynte në Iran – p...
Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu: Nuk do t’i lejojmë të kenë ar...