Izraeli ka lejuar SHBA-në të instalojnë sistemin e saj të mbrojtjes raketore “Iron Dome” në rajonin e Gjirit, raportoi e përditshmja “Haaretz”.
“Shtetet e Bashkuara pritet së shpejti të fillojnë vendosjen e baterive interceptuese të raketave ’Iron Dome’, një prej xhevahireve të industrisë së prodhimit të armëve të Izraelit, në bazat e tyre në shtetet e Gjirit”, citoi Haaretz të ketë thënë një zyrtar izraelit.
E përditshmja tha se Washingtoni mori miratimin e Izraelit “për të filluar vendosjen e sistemeve të mbrojtjes raketore në bazat ushtarake amerikane në një numër vendesh, duke përfshirë Lindjen e Mesme, Evropën dhe Lindjen e Largët”.
Megjithatë, ai nuk e specifikoi shtetin e Gjirit ku do të vendoset sistemi i mbrojtjes izraelite.
Ky hap vjen pasi Izraeli nënshkroi marrëveshjet e diskutueshme të ndërmjetësuara nga SHBA-ja vjeshtën e kaluar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinin.
Tri javë më parë, Izraeli dorëzoi baterinë e dytë të sistemit “Iron Dome” në SHBA në bazë të marrëveshjes së vitit 2019 midis dy vendeve./AA/
Osmani: Me Edi Ramën i dhamë Trumpit detaje për çfarë po ndo...
Rikthehet Drita, Liridon Balaj barazon rezultatin
Arsyeja e pabuesushme, ja pse Bjellorusia nuk mori pjesë në ...
Grenell poston fjalën e presidentit Trump: Për çdo problem m...
Drita shënon ndaj Celjes, Blerim Krasniqi ngushton epërsinë
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia ...