Kuvendi miratoi propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë me 62 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”.
Ligjin e votoi shumica parlamentare dhe deputetët e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk u futën në sallë, përveç koordinatorit të grupit parlamentar që kishte disa vërejtje procedurale.
Sipas Nikolla Micevskit, ligji nuk ka asgjë të përbashkët me standardet evropiane dhe se licitimi i parakohshëm me numra dhe përqindje të popullsisë vërteton se do të jetë një proces politik dhe jo një proces statistikor.
Edhe pse e votuan ligjin, opozita shqiptare përsëriti vërejtjet duke theksuar mungesën e metodologjisë së si do të realizohet votimi dhe se nuk kanë besim në Entin Shtetëror të Statistikës./alsat
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj