Kina ka apeluar te presidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden, për të vazhduar marrëdhëniet dypalëshe të pajtuara para epokës së administratës së ish-presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportojnë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës në njoftim ka theksuar “përgëzojmë presidentin Joe Biden dhe administratës së tij i urojmë sukses”.
“Kina dhe SHBA kanë nevojë të vazhdojnë respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë (të epokës para Trumpit). Le të kthehet engjëlli i mirë që të bekojë lidhjet dypalëshe”, tha ministria kineze.
Dje, Biden u inaugurua si president i 46-të i SHBA-ve pas katër viteve të trazuara të paraardhësit të tij, Trump.
Kina dhe SHBA dëshmuan marrëdhënie dypalëshe në nivelin më të ulët në histori nën administratën e Trumpit.
“Administratori i Trumpit, veçanërisht (sekretari i shtetit, Mike) Pompeo, ka djegur shumë ura që duhet të ri-ndërtohen, si dhe ka dëmtuar shumë rrugë që duhet të rregullohen”, tha Hua Chunying, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.
Ajo shtoi se të dy qeveritë duhet të kenë guxim për të dëgjuar dhe respektuar njëra-tjetrën.
“Nëse jemi të vendosur për ta rregulluar atë, mund të rregullohet”, u shpreh Chunying.
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskut...
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...