Korçë – Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se është kapur duke thyer masën e arrestit në shtëpi.
Sipas policisë i arrestuari është 30 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”).
Njoftimi i policisë:
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 30-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes me armë dhe armëmbajtjes pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”).
Ky shtetas është konstatuar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në rrugë, në lagjen nr. 14, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./TCH
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...