Rooney njoftoi pensionimin nga futbolli në moshën 35-vjeçare duke u bërë trajneri i klubit anglez, Derby Country.
Neville tha se ka luajtur me disa super sulmues, por më i miri ishte Rooney,
“Për mua ishte qendërsulmuesi më i mirë që kam parë te Manchester Unitedi dhe që kam bashkëpunuar”.
“E kisha si numër një përpara, Cristiano Ronaldo pranë tij ishte skuadra më e mirë e Manchester Unitedit”.
“Ky është komplimenti më i madh për të sepse kam luajtur me Cantona, Hughes, Yorke, Cole, Sheringham, Solksjaer, Berbatov, Tevez, pra sulmues nga e gjithë bota, jo vetëm në Angli”.
“Rooney ishte numri një për mua”, tha ai.
Anglezi e përfundoi karrierën si golashënuesi numër një në Angli dhe Manchester United./lajmi.net/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër