Ballkani i Suharekës është zhvendosur në Durrës të Shqipërisë për të nisur me përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror.
Skuadra ka synime të mëdha këtë edicion në Superligën e Kosovës si dhe kupë, derisa djelmoshat që drejtohen nga Bledi Shkëmbi janë të etur për suksese, raporton “Zeri.info”.
Ballkani e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e dytë me 38 pikë, derisa në Kupën e Kosovës ndodhet në çerekfinale.
Fillimisht, trajneri nga Shqipëria thekson se përgatitjet në Durrës po ecin mjaft mirë.

“Përgatitjet po ecin shumë mirë, po marrim ngarkesat e duhura dhe shpresojmë të mos kemi probleme dëmtimesh pasi kjo fazë është e rëndësishme”, ka thënë Bledi Shkëmbi.
“Skuadrën e kam gjetur mirë, skuadra është e stërvitur mirë dhe me dëshirë të madhe për t’u stërvitur”.
Duke folur për gjendjen e Arbër Hoxhës, i cili kishte pasur një lëndim të rëndë nga viti i kaluar, ai shpreson që futbollisti dukagjinas ta gjejë shumë shpejt formën optimale.
“Arbër Hoxha është një futbollist shumë i mirë dhe ne shpresojmë që ai ta arrijë shumë shpejt formën më të mirë. Jam i bindur se do ta bëjë një edicion shumë të mirë”, tregon më tej ish-trajneri i Lirisë së Prizrenit dhe Teutës së Durrësit.

Për fund, ai thotë se synimet e tij me Ballkanin janë ta fitojnë çdo ndeshje.
“Synimet e mia janë njësoj me ato të klubit dhe futbollistëve. Ne synojmë të fitojmë në çdo ndeshje dhe në fund të arrijmë objektivat”./Arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër