Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea

19:32 | 22 Prill 2026
R J

Chelsea ka shkarkuar trajnerin Liam Rosenior me efekt të menjëhershëm, pas një periudhe të vështirë rezultatesh.

Vendimi vjen pas një serie negative prej 5 humbjesh radhazi, ku skuadra londineze nuk arriti të shënojë asnjë gol, duke thelluar krizën sportive dhe presionin mbi stafin teknik.

Rosenior kishte marrë drejtimin e ekipit vetëm para katër muajsh, por nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e rezultateve.

Forma e dobët në Premier League dhe rënia në renditje detyruan drejtuesit të ndërhyjnë.

Klubi pritet të emërojë së shpejti një trajner të përkohshëm, ndërsa paralelisht do të nisë kërkimet për një zgjidhje afatgjatë.

Chelsea tani synon të reagojë në fazën vendimtare të sezonit, me shpresën për të shpëtuar atë që ka mbetur nga objektivat e këtij edicioni.

No description available.