Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen mallra mbi 5 mijë euro

20:18 | 22 Prill 2026
E.G

Policia e Kosovës  ka ndaluar një rast të dyshuar kontrabande në fshatin Hodonovc të komunës së Kamenicës, gjatë zbatimit të planit operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”.

Sipas njoftimit, njësitet kufitare kanë identifikuar dhe ndaluar një traktor që dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë, ndërsa vozitësi L.H. (1968) është intervistuar në vendngjarje.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar pjesë për mjete bujqësore në vlerë mbi 5 mijë euro, ndërsa rasti po hetohet në koordinim me prokurorin kompetent.