Dukagjini është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës, pasi ka mposhtur sërish Ballkani dhe ka vulosur kualifikimin me rezultat të përgjithshëm bindës.
Pas fitores së madhe 0:3 në Therandë, skuadra nga Klina triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë gjysmëfinale me shifrat e përgjithshme 6:2.
Vendasit ishin më konkretë në momentet vendimtare, ku golat për Dukagjinin i realizuan Basri, Pefqeli dhe Isufi. Në anën tjetër, Ballkani arriti të reagojë me dy gola të Tolajt, por kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e përballjes.
Ndeshja u vështirësua edhe më shumë për Ballkanin, që luajti me një lojtar më pak që nga pjesa e parë, duke e bërë pothuajse të pamundur rikthimin ndaj një kundërshtari të organizuar mirë.
Me këtë fitore, Dukagjini siguron me plot meritë finalen e madhe, ku do të përballet me Ferizaj, në një duel që pritet të jetë mjaft interesant për trofeun e Kupës së Kosovës.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...