Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me drejtorin menaxhues të Shoqatës Federale të Industrisë së Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gjermanisë, Roland Haag, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetëror.
Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit janë shqyrtuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me fokus të veçantë në forcimin e partneriteteve në industrinë e mbrojtjes, zhvillimin teknologjik dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.
Në këtë kontekst, ai ka theksuar lehtësirat që ofron Qeveria e Republikës së Kosovës për investime, përfshirë potencialin e zonave industriale dhe fuqinë punëtore të re, të kualifikuar dhe energjike, si një avantazh të rëndësishëm për bashkëpunim ekonomik dhe industrial.
Sipas Maqedoncit, ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve strategjike dhe eksplorimit të mundësive konkrete për partneritete afatgjata, në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal.
Ai theksoi gjithashtu se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në thellimin e partneriteteve me aleatët dhe në ndërtimin e një sektori modern dhe të ndërveprueshëm të mbrojtjes.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...