Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, i ka cilësuar si takime produktive, ato me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun, kryeministrin Albin Kurti, dhe, me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin.
Whitaker, në postimin e tij në ‘’X’’, ka thënë se Kosova po e rrit rolin e saj si kontribuuese në siguri, duke nisur nga roli i saj në Bordin e Paqes deri te kontributi i planifikuar me personel për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
‘’Takime produktive në Pristina me Ushtruesen e Detyrës së Presidentit Haxhiu, Kryeministrin Albin Kurti, Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe ekipin. Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në siguri, nga roli i saj në Bordin e Paqes deri te kontributi i planifikuar me personel për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. E vlerësoj përkushtimin e Kosovës për të siguruar artikuj mbrojtës nga SHBA dhe zhvillimin e bazës së saj industriale të mbrojtjes. Partnerë më të fortë çojnë drejt një të ardhmeje më të sigurt’’, ka shkruar ai./Arbresh.info
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein