Franca ka hapur hetimet mbi ish udhëheqësin e rebelëve të Republikës Demokratike të Kongos, Roger Lumbala.
Ai akuzohet për pjesëmarrje në krime kundër njerëzimit për veprimet e tij gjatë luftës civile të 2002-ës në Kongo, transmeton portali arbresh.info
Hetimi është njoftuar të hënën, pas arrestimit të Lumbalas të shtunën.
Akuzat ndaj tij janë për veprimet e tij kundër grupeve etnike të Nande dhe Twa në rajonin verilindor Ituri, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Kombet e Bashkuara kishin akuzuar në vitin 2003 partinë e Z. Lumbala, Rally Kongolez për Demokraci-Kombëtare (RCD-N), për abuzim të të drejtave të njeriut.
Lumbala është një ish-deputet i opozitës./arbresh.info/
Shumë kohë i kishte kërkuar Trumpit të ndërhynte në Iran – p...
Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu: Nuk do t’i lejojmë të kenë ar...
Vjen reagimi zyrtar i Kosovës, MPJD: SHBA po sulmon Ajetolla...
Raportohet se shefi i Pentagonit po e monitoron operacionin ...
Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian
“Nuk kemi marrë pjesë në sulm”, Britania: Iranit nuk duhet t...