Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, ka folur për mediat në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Udinese, që do luhet në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A.
Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Udinese, ai është shprehur i pakënaqur dhe si duket humbja ndaj Fiorentinas i ka mbetur në mendje. Strategu italian ka thënë se ndeshja ndaj Fiorentinës ishte totalisht gabim, por u shpreh i lumtur me rikthimin e lojtarëve në kampin stërvitor, transmeton lajmi.net.
‘Kemi folur për ndeshjen ndaj Fiorentinës, komplet gabim. Nuk mund të përmbyllnim vitin në këtë mënyrë, tani skuadra është rikthyer pothuajse e plotë, kemi folur për objektivat e së ardhmes, ka qenë produktive’, tha ai.
‘Do të jetë një ndeshje e vështirë, Udinese është duke kalur një moment të mirë dhe kanë lojtarë të mirë. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm të mos lejojmë hapsira për dy sulmuesit e tyre sepse kanë teknikë të përsosur. Njërin e njohim sepse ka luajtur tek ne (Pereyra), andaj do të jetë ndeshje e vështirë, shumë fizike’, përfundoi Andrea Pirlo.
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...