Ministri i Mbrojtjes, Lorenzo Guerini ka qëndruar në Kosovë, për të uruar kontingjentin Italian të misionit NATO-KFOR, i shoqëruar nga Shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneral Enzo Vecciarelli. Ai u prit në aeroportin e Prishtinës nga Ambasadori, Nicola Orlando dhe Komandanti i Misionit të NATO-KFOR, Gjeneral Div. Franco Federici.
Gjatë vizitës, Ministri Guerini pati një takim me homologun e tij Anton Quni, gjatë të cilit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dypalësh dhe kontributin italian për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës dhe rajonit, veçanërisht përmes misionit NATO-KFOR.
Ministri Guerini më pas u prit në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it nga Komandanti i Misionit, Gjeneral Div. Franco Federici, me të cilin, në emër të Italisë, Ministri u shprehi falënderime të përzemërta ushtarëve dhe ushtareve italiane për shërbimin e tyre në kontekstin kompleks të pandemisë, si dhe u përcolli urimet më të ngrohta për festat.
Italia ka mbajtur Komandën e KFOR-it dymbëdhjetë herë dhe është kontigjenti i dytë më i rëndësishëm në Mision. Përveç Shtabit të Përgjithshëm në Prishtinë, kontingjenti italian është i vendosur edhe në bazën “Villaggio Italia” në Pejë, ku koloneli Gianluca Figus mban pozitën e Komandantit të Komandës Regjonale Perëndimore të KFOR-it, dhe në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) në Fushë Kosovë, e përbërë tërësisht nga Karabinierët, nën komandën e kolonelit Enio Simone.
Amicizia e collaborazione legano Italia e Kosovo ????
Oggi con il mio omologo Anton Quni, ribadito l’impegno nei…Posted by Lorenzo Guerini on Thursday, December 24, 2020
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur