Pak minuta para mesnatës Parlamenti në Maqedoni ka votuar pakon e ligjeve që parashikohen në marrëveshjen e 2 Qershorit.
Bëhet fjalë për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, Ligjit për mbrojtjen e privatësisë, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Qeverinë, si dhe vendimin për të krijuar komisionin hetimor për skandalin e përgjimeve.
Para mesnate të gjitha ligjet u miratuan, pro të cilave votuan 98 deputetë, asnjë kundër dhe 8 deputetë abstenuan.
Liderët e katër partive kryesore në Maqedoni kanë rënë dakord që reformat ligjore të zbatohen para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen në 24 prill të vitit të ardhshëm për të garantuar një proces zgjedhor demokratik.
Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për qeverinë, Kryeministri Nikolla Gruevski, pritet që gjatë ditës së martë të dorëzojë në Kuvend propozimin për ministrat dhe zëvendës ministrat e ri që do të jenë nga radhët e opozi tës maqedonase, të cilët, më së voni deri të premten duhet t’i marrin funksionet.
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pr...
“Diaspora, aseti ynë i veçantë”, Agim Ademi falënderon “Dard...
Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...