Gjendja e Lionel Messit në Barcelonë këtë vit e ka shqetësuar dhe pikëlluar bashkatdhetarin e vet, Pablo Zabaletan.
Zabaleta, i cili dikur luante përkrah Messit në ekipin kombëtar argjentinas, shpreson se ai do t’i ndjekë hapat e tij dhe do t’i bashkohet Manchester Cityt në verë, transmeton Gazeta Express.
Ish-mbrojtësi i djathtë i Man City beson se gjiganti anglez është vendi më i mirë për Messin.
“Manchester City është vendi më i mirë për Messin”, tha Zabaleta.
“Është trishtim ta shohësh atë në këtë gjendje. Kurrë nuk kam menduar se do ta shihja atë në vitin e fundit të kontratës në Barcelonë”, shtoi ai.
Ai shpreson se bashkatdhetari i vet do të ribashkohet me Pep Guardiolën në Etihad.
“Në City ai e ka një mik të ngushtë si Sergio Aguero dhe ai ka punuar me Pep më herët në Barcelonë. Ata e njohin shumë mirë njëri-tjetrin”, nënvizoi ai. /Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...