Analistja Donika Emini thotë se Albin Kurti e ka marrë qeverinë në një kohë shumë të papërshtatshme.
“Kurti nuk e ka pasur mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Ata kanë pasur hezitim ndaj Kurtit dhe kanë pritur për veprimet e tij. Tash komuniteti ndërkombëtar e di që Kurti nuk do të bëjë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë edhe nëse merr qeverinë. Ky diskurs ka ekzistuar në Bashkimin Evropain”, tha Emini në RTV Dukagjini.
Analistja thotë se tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe se sipas saj edhe komuniteti ndërkombëtarë ka dëshirë të sheh zgjedhje në Kosovë.
“Ndërkombëtarët duan të bashkëpunojnë me një qeveri reformiste”.
Emini thotë se edhe raporti i fundit nga Evropa ku thotë se lajmet e rreme rrëzuan Kurtin është një mesazh se ata duan ndryshime në Kosovë.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...