Hidhet shorti për anëtarët e KED-së

11:50 | 4 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Në presidencë po hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së të cilët do të marrin detyrën nga data 1 janar 2021.

Shorti po hidhet në prani të përfaqësuesve të Gjykatës Kushtetuese, KLGJ-së, KLP-së dhe Avokatit të Popullit.

Kandidatët të cilët kanë plotësuar kriteret për t’u zgjedhur anëtarë të KED janë 4 anëtarët e Kushtetueses, 3 të Gjykatës së Lartë, 31 gjyqtarë të gjytakave të apelit në Tiranë dhe rrethe.

Deri tani goglat kanë përzgjedhur

Përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese

Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska

Anëtare zëvendësuese Fjona Papajorgji

Nga Prokuroria e Përgjithshme

Adnan Xholi dhe Kujtim Luli

Nga Gjykata e Lartë

Ervin Pupe

Anëtar zëvendësues Ilir Panda

Përfaqësues nga Gjykata e Apelit

Astrit Kalaja dhe Elona Toro

Anëtare zëvendësuese Zexhine Sollaku

SHBA dhe BE u kanë bërë thirrje KED, Presidencës dhe Kuvendit që të bëjnë punën e tyre për ta bërë funksionale Kushtetuesen deri në fund të dhjetorit.