Milot Rashicën, anësorin e Werder Bremen e ndjek fati i keq, pasi për këtë vit e ka mbyllur te gjermanët, pasi nuk ka arritur të kalojë lëndimin, kështu që, deri janarin e 2021 do të qëndrojë jashtë fushave të lojës, njofton Insajderi.
Anësori i Përfaqësueses së Kosovës, ka pësuar përsëri një dëmtim para dy ditësh në stërvitje me klubin gjerman, kështu duke pasur të pamundur paraqitjen në stërvitjen e fundit.
Pas testeve të kryera, është zbuluar se lojtari ka një problem në kofshë dhe sipas klubit gjerman do të qëndrojë të paktën deri në muajin janar jashtë fushave të blerta.
Kujtojmë se ky sezon nuk ka filluar edhe aq mirë për vushtrriasin, pasi nuk ka treguar formën e duhur në Bundesligë, si dhe ka munguar në sfidat e Kosovës të muajve tetor dhe nëntor.
Aksion inspektimi në pikat e karburantit, monitorohen çmimet...
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa