Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e grave e ka mbyllur ciklin kualifikues në Kampionatin Evropian Euro 2021.
Vashat ‘Dardane’ u mposhtën mbrëmë me rezultat të thellë, 6-0 nga Holanda, duke e mbyllur grupin në vendin e katërt me 10 pikë, pa gjasa për kualifikim, shkruan Periskopi.
Do të faleshit nëse do ta kishit të vështirë ta kujtonit herën e fundit kur Kombëtarja e grave të Kosovës kishte shënuar fitore.
Në fakt, triumfi i fundit daton në gusht të vitit 2019 – fitore 2-0 kundër Estonisë në ‘Fadil Vokrri’.
Që nga ajo fitore, ‘Dardanet’ i kanë të gjitha humbje (8), veç një barazimi pa gola me Turqinë në gusht të vitit të kaluar.
Vetëm në tri ndeshjet e fundit, kosovaret kanë pësuar 15 gola duke mos realizuar asnjë.
Sigurisht, në këto rrethana, është e natyrshme të diskutohet për të ardhmen e selektores, Afërdita Fazlija, e cila kishte drejtuar Kombëtaren kaltër e verdh edhe në kualifikueset e Kupës së Botës më 2017/18.
Redaksia e Periskopit ka kontaktuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për ta pyetur nëse do të ketë ndryshime në shtabin teknik të Kombëtares së grave.
”Kemi thënë se [ndryshime do të ketë] gjithëku ku ka nevojë. Kosovës i duhen rezultatet dhe me nxjerrë më të mirën, i duam rezultatet dhe do të punojmë që t’i kemi ato.”
Pra, me fjalë të tjera, vështirë se Fazlija do të vazhdojë të jetë trajnere e Kosovës edhe pas ndryshime që do të vijnë së shpejti në FFK. /ARBRESH.INFO/
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 19 janar, publikohet agjen...
Komisioni Evropian i bën thirrje Kosovës ta ratifikojë sa më...
Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, p...
Nis takimi i presidentes Osmani me komandantin e NATO-s, Wik...
IKSHPK: Në shumicën e komunave uji i pijshëm brenda standard...
Fillon afati kalimtar në basketboll