Të paktën 150 persona u arrestuan gjatë demonstratave të mbajtura dje në Londër kundër masave të marra për frenimin e pandemisë së koronavirusit (COVID-19).
Policia e Londrës në një deklaratë theksoi se një numër masash u morën dje për të parandaluar tubimin e qytetarëve dhe për t’i inkurajuar ata të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Gjatë ndërhyrjes policore u arrestuan 150 demostrues për shkak të shkeljes së masave kundër COVID-19, sulmit ndaj policisë dhe posedim të drogës, njoftoi policia britanike.
“Kjo ka qenë një ditë e vështirë për Policinë Metropolitane, policinë e Londrës dhe policinë britanike të trafikut. Arrestimet u bënë sepse protestuesit shkelën me qëllim ligjin, sulmuan zyrtarët tanë dhe ndërprenë trafikun”, tha Kryekomisari i Policisë Stuart Bell.
Anëtarët e nismës “StandUpX” kundër vaksinimit dhe masave anti-COVID-19 u mblodhën të shtunën në pjesë të ndryshme të Londrës, kurse policia ndërhyri, pasi të gjitha tubimet u ndaluan për shkak të karantinës së përgjithshme kombëtare./arbresh.info/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës