Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se buxheti për vitin 2021 siguron mbështetje të fuqishme për shëndetësinë dhe rikëmbëmje të shpejtë të ekonomisë.
Nga LSDM thonë se të ardhurat e përgjithshme të buxhetit për vitin 2021 planifikohet të jenë 212.6 miliardë denarë, që sipas tyre, është 8.3 përqind më shumë në krahasim me rebalancin e dytë të vitit 2020.
“Shpenzimet janë parashikuar në nivelin prej 247.5 miliardë denarë, që është 2.1% më i ulët se ribalanci i dytë i Buxhetit për vitin 2020. 70.2 miliardë denarë janë planifikuar në buxhet për çështje ekonomike, 90.28 miliardë për mbrojtje sociale dhe 40.8 miliardë denarë për shëndetësi. Buxheti për vitin 2021 duhet të sigurojë mbështetje dhe promovim të sektorit shëndetësor, kryesisht mbrojtje të shëndetit dhe jetës së të gjithë qytetarëve, për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike, për të ndihmuar në trajtimin e pasojave të pandemisë dhe për të mundësuar zbatimin efektiv të reformave të nevojshme”, thonë nga LSDM./zhurnal
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...