Sot, janë bëre 23 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave policore serbe në Kosovë.
Më 25 nëntor 1997 forcat e UÇK-ës, të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën me humbje, shkruan arbresh.info.
Ndërsa të nesërmen, pra me 26 nëntor po të ketij viti (1997), forcat e serbe kishin nisur një ekspeditë ndëshkimore me dhjetëra automjete të blinduara për në Vojnik.
Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë atyre e ndërsa pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura.
Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të qëllojnë pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci, në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe të nesërmen, pra me 28 nëntor 1997.
E në këtë ceremoni, patën marrë pjesë shumë njerëz, me urdhër të Adem Jasharit, dolën në tribunë për herë të parë përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri