Kancelarja gjermane Angela Merkel ofroi sot mbështetjen e saj për masat antiCOVID-19 të propozuara nga 16 landet e Gjermanisë, me qëllim frenimin e pandemisë, ndërsa propozoi edhe kufizimin e kontakteve shoqërore, sipas burimeve.
“Qeveria federale do të paraqesë masa shtesë në zonat ku ka shkallë të lartë të infektimeve”, theksoi ajo gjatë një takimi me deputetët e CDU-së.
Kancelarja vuri në dukje se gjermanët po kërkojnë qartësi në festimet tradicionale të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, raporton ATSh.
Sipas legjislacionit përkatës, vendimet për masa të tilla mund të merren vetëm për periudha katërjavore, që do të thotë se një vendim i mëtejshëm do të jetë i nevojshëm për të mbuluar periudhën e pushimeve.
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi