Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.176 testime për coronavirus, ndërsa 387 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-174, Kumanovë-17, Shtip-19, Prilep-12, Tetovë-26, Veles-12, Manastir-20, Ohër-1, Kavadar-3, Gostivar-56, Gjevgjeli-1, Strumicë-6, Kriva Pallanka-4, Radovish-1, Krushevë-3, Koçan-4, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Berovë-1, Valandovë-2, Vinicë-1, Dellçevë-7, Shën Nikollë-7, Kërçovë-3, Negotinë-4.
Kanë ndërruar jetë edhe 35 persona, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 528 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 55.127, prej të cilëve 32.894 janë shëruar, ndërsa 1.546 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 20.687.
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë