Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se ndaj kanabisit ka pasur një angazhim të madh nga institucionet përkatëse.
Gjatë fjalës së tij Lleshaj theksoi se synohet që në vitin 2021 të luftohen të gjitha personat që përfshihen në veprimtari kriminale. “Ata që i gënjen mendja që mund të përfshihen në veprimtari kriminale, duam t’i luftojmë”, u shpreh ai.
Ministri i Brendshëm, nga Berati, gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve, të respektojnë masat anticovid për të përballuar pa pasoja të rënda pandeminë, ndërsa shtoi se pavarësisht se ka pasur një problem të shtuar në zonën e Skraparit, disa raste kultivimi janë identifikuar dhe goditur nga vetë strukturat e Policisë së Shtetit.
“Ne nuk bëmë ndonjë klasifikim të drejtorive, sigurisht drejtoria e Beratit ka tregues pozitivë. Në përgjithësi, qarku i Beratit është një qark me tregues pozitivë, dhe ne dimë ta vlerësojmë këtë angazhim të strukturave të Policisë në qarkun e Beratit. Thashë, kemi patur një vërejtje që vazhdojmë ta kemi, lidhur me Skraparin, por e cila do të gjejë adresimin e duhur, e ka gjetur ndërkohë dhe do të vazhdojë ta gjejë adresimin e duhur për të mos u përsëritur asnjëherë në të ardhmen fenomene të tilla që s’na bëjnë mirë, as nder”, tha Lleshaj.
I pyetur nëse ka pasur të implikuar në Skrapar, ministri i Brendshëm tha se ka, por në nivele të ndryshme dhe
“Po ka pasur të implikuar, në nivele të ndryshme, nga niveli i moskryerjes së detyrës apo shpërdorimit të saj, ose edhe më tej”, tha Lleshaj./abcnews.al/
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...