Ish përgjegjësi i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore në Fier të Shqipërisë është ndaluar për akuzën e vjedhjes me anë të shpërdorimit të detyrës.
Sipas policia Arben Bishyti në bashkëpunim me Laver Saka(i cili ndodhet në masën “Arrest në burg”),“nuk kanë bërë derdhjen e kontributeve të qytetarëve por i kanë përvetësuar këto para për vete”
Policia njoftoi sot për ndalimin e Arben Bishytit 56 vjeç, banues në lagjen “konferencë e Pezës”, Fier
Nga Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar, u bë ndalimi i shtetasit:
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim Nr, 62-2015-4767, datë 05.11.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 135 e 25 i Kodit Penal” informon policia.
Policia nuk saktëson sa është shuma e vjedhur.
Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...