Dy persona janë plagosur me armë zjarri tip pistoletë pasditen e kësaj në lagjen e Bathores, në Tiranë. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave personat e plagosur janë të moshës 25 dhe 27 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, ndërsa është identifikuar autori i ngjarjes me inicialet E.D.
Menjëherë të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për të marrë dhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen e quajtur Bathore, Kamëz, në një lokal ne qendër te saj, me pronar L.T. Për momentin ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por pritet që ato të zbardhen më vonë, me marrjen në pyetje edhe të dy të plagosurve, ndërsa policia po punon edhe për kapjen e autorit.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...