
Albanias main opposition Democratic Party leader and mayor of Tirana Lulzim Basha delivers a speech during a peaceful rally in Tirana on Saturday, Nov. 22, 2014. Tens of thousands of Albanians protested against the government's economic policies, claiming they are leading to rising taxes and energy prices and high unemployment. (AP Photo/Hektor Pustina)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një reagim për numrin e azilkërkuesve shqiptarë ka deklaruar se dy shtete po detyrojnë qytetarët të lënë masivisht vendet e tyre, Siria dhe Shqipëria.
“Shteti genocidal i Asadit, bën që sirianët të ikin dhe shteti i krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës bën që fill pas sirianëve, shqiptarët të jenë të dytët që braktisin vendin”.
Sipas Bashës kjo braktisje është një protestë ndaj këtij shteti kriminal dhe të korruptuar që ka sjellë mjerim, padrejtësi dhe depresion.
Basha vijon më tej më një thirrje, ku u kërkon shqiptarëve të marrin vetë në dorë fatin e vendit.
“Mund ta ndërtojmë jetën e të ardhmen në Shqipëri, por duhet të bashkohemi për të larguar regjimin më të korruptuar në Ballkan. Të bashkohemi për t’i dhënë Shqipërisë një ekonomi të fortë dhe një të ardhme të sigurt, me drejtësi dhe mundësi për të gjithë”, ka shkruar Basha në Facebook.
Anëtarësimi në BE, Rama: Na kanë vënë kushte që nuk i merrni...
Kosova në pritje të buxhetit, ekspertët paralajmërojnë kolap...
Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fokus të takimit Durmishi–Ha...
Punëtorët e Spitalit të Mitrovicës protestojë pas sulmit nda...
Tërmet në Shqipëri
Integrimi në BE, Rama paralajmëron sfida për prodhuesit ushq...