Një 30-vjeçar shqiptar, i papunë, është arrestuar nga karabinierët në Itali nën akuzat e abuzimit familjar dhe zhvatjes së rëndë.
Në mediat italiane shkruhet se mbrëmjen e djeshme, 16 nëntor, karabinierët, duke kaluar nëpër qendrën e qytetit të Marinos, dëgjuan disa britma që vinin nga një shtëpi ku ndërhynë menjëherë.
Në shtëpi gjetën 30-vjeçarin, i cili jeton me prindërit e tij, duke kërcënuar babanë e tij, duke i thënë që të merrte disa ushqime të hedhura në tokë me gojën e tij, sepse refuzoi t’i jepte njëqind euro për të dalë dhe për t’u argëtuar me miqtë.
Hetimet e menjëhershme të kryera nga karabinierët në stacionin lokal nxorën në dritë episode të ngjashme dhune dhe kërkesa të vazhdueshme për para, gjatë tre viteve të fundit, që i riu bënte ndaj prindërve të tij.
Paratë, të cilat ndonjëherë arrinin shumën prej rreth 1.000 euro, përdoreshin nga 30-vjeçari shqiptar për të blerë alkool, parfume dhe veshje të shtrenjta nga stilistë të famshëm./oranews
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë