Ministrja e Financave të Kosovës ka rezultuar pozitiv për Covid-19.
Këtë e bëri të ditur vetë Hykmete Bajrami, e cila njoftoi se do të izolohet, shkruan portali arbresh.info
Ajo do të vazhdojë të punojë nga shtëpia aq sa ia lejon gjendja shëndetësore.
“Të nderuar qytetarë,
“Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore.
“Shëndet për ju dhe familjet e juaja!”, shkruan Bajrami.
Ndërkohë sot gjatë ditës edhe kryeparlamentarja dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani ka njoftuar se është prekur nga virusi korona.
Që të dyja dy javët në vazhdim do të jenë në vetë-izolim./arbresh.info/
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...