Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov pas takimeve të djeshme me delegacionin e Maqedonisë sot deklaroi se s’ka dallime në Bullgari sa i përket politikës ndaj Maqedonisë së Veriut.
“S’ka dallime mes kryeministrit Boyko Borissov, ministres së MPJ-së Ekaterina Zakharieva dhe unë”, tha Karakachanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai foli edhe për bisedimet që janë bërë dje nga ora 10 deri në orën 5.
“Kolegët nga Maqedonia e kuptuan se Bullgaria nuk po tallet. Ata kuptuan se nuk ka kush na bën trysni për ta ndryshuar qëndrimin tonë”, tha Karakachanov.
Ai shtoi se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë dhe se e vetmja perspektivë normale e RMV-së është integrimi evropian.
Karakachanovthotë se Maqedonia dhe elita politike në Shkup kanë humbur 30 vite.
“S’ka kush të bëjë trysni ndaj nesh. Nuk do të lejojmë falsifikim të historisë bullgare. Bullgare është vend me sovranitet dhe me dinjitet”, tha Karakachanov.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...