Kancelarja gjermane Angela Merkel, sot në samitin e Sofjes për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ju është drejtuar kryeministrave Zoran Zaev dhe Boyko Borissov në lidhje me çështjet e hapura.
Merkel ju ka thënë se duhet të pajtohen njëri me tjetrin dhe të gjejnë marrëveshje.
“Qeveritë kanë arritur pajtueshmëri për agjendë të gjelbër dhe qëllimi është kontribuohet për mbrojtje të klimës, kjo është çështje esenciale për zhvillimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”.
“Kam kënaqësi të madhe t’ju thërras të gjithëve që verën e ardhshme në Berlin ta shpërblejmë të gjithë atë që është arritur në këtë proces”, tha Merkel, në konferencën e përbashkët me udhëheqësit e samitit, Zaev dhe Borissov, përcjell telegrafi maqedoni.
Kryeministri Maqedonisë së Veriut dhe ai i Bullgarisë shprehën falënderime për angazhimin e Gjermanisë për zbatimin e Procesit të Berlinit.
Ndryshe, Merkel në samit ka marrë pjesë online, ndërsa Zaev dhe Borissov kanë realizuar edhe takim fizik në Sofje.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...