Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në takimin mes kryediplomatëve të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Antalya të Turqisë, ku është takuar edhe me kryediplomatin turk, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency(AA).
Në lidhje me këtë takim, ministri Cakaj në rrjetet sociale ka shkruar se me ftesë të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, “morëm pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të SEECP për të biseduar për mënyrat e reja të bashkëpunimit mes vendeve tona në luftën kundër COVID-19”.
“Po ashtu, theksuam domosdoshmërinë e një bashkëpunimi të thelluar politik dhe institucional mes vendeve të Evropës Juglindore, për të rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë, shtuar cilësinë e burimeve njerëzore, zhvilluar ndërlidhjen infrastrukturore dhe forcuar lidhjen në fushën e turizmit, arsimit dhe kulturës”, ka shkruar Cakaj.
Më tej, Cakaj ka theksuar se Shqipëria do të vazhdojë “pjesëmarrjen aktive dhe kontributin përmbajtësor në nismat e bashkëpunimit rajonal”.
Takimi në Antalya mbahet me iniciativën e Turqisë, e cila këtë vit ka kryesimin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
SEECP përfshin 13 vende nga Evropa Juglindore dhe promovon bashkëpunimin rajonal në sektorë të ndryshëm.
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...