Meghan Markle është bërë personi i parë në familjen mbretërore në Britani të Madhe që voton në zgjedhjet amerikane.
39-vjeçarja thuhet se ka hedhur votën e saj për zgjedhjet presidenciale përmes votimit postar “javë më parë”. Duke vepruar kështu, ajo është personi i parë me një lidhje kaq të ngushtë me monarkinë britanike që merr pjesë në një zgjedhje amerikane në historinë modern, transmeton portal arbresh.info
“Meghan ishte amerikane shumë kohë përpara se të ishte pjesë e familjes mbretërore”, tha një burim për NYP. “Ajo nuk do të humbte votën në këto zgjedhje pa marrë parasysh se ku po jetonte.”

Meghan dhe burri i saj Princ Harry shkaktuan tërbim në fillim të këtij viti duke shkuar kundër protokollit mbretëror dhe duke folur publikisht për besnikëritë e tyre politike.
Princi Harry nuk ishte në gjendje të votojë në zgjedhje pasi ai është ende një qytetar i Mbretërisë së Bashkuar, por ai e bëri të qartë mbështetjen e tij për Joe Biden dhe Kamala Harris në prag të garës presidenciale./arbresh.info/
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje