Albumi “Future Nostalgia” ishte padyshim një sukses për Dua Lipën dhe një gjë të tillë e ka vënë në pah edhe legjenda e muzikës Elton John.
Dyshja dje zhvilluan një bashkëbisedim ‘live’ ku diskutuan për tema të ndryshime dhe natyrisht edhe për fushën, të cilës i takojnë të dy, shkruan portali arbresh.info
Madje, John i dha komplimente Duas për albumin “Future Nostalgia”, duke i thënë se realizoi një ndër albumet më të mira të këtij viti.
E para pak çastesh, Dua bëri publike një dhuratë tejet të veçantë, ku John i dërgoi asaj një buqetë me lule, për të cilat ajo e falënderoi përmes Instagramit.

“Këto janë shumë të bukura, faleminderit Elton John”, ka shkruar ajo. /arbresh.info/
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...
Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit ndër ngjarjet më të lavdishm...