Imuniteti kundër koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj pasi një studim zbuloi një rënie të antitrupave mbrojtës.
Kërkimet nga “Imperial College London” vlerësuan se vetëm 4.4% e të rriturve kishin një formë të imunitetit kundër COVID-19 në shtator, kur rastet filluan të rriten përsëri. Kurse në periudhën mes 20 qershorit dhe 13 korrikut 6% kishin ende imunitet.
Ndërsa nga fundi i korrikut, deri në fund të gushtit imuniteti ishte në rënie, 4.8%. Sipas studimit, numri i njerëzve që kishin krijuar antitrupa ra me 26.5% gjatë tre muajve të fundit. Në studim u përfshinë më shumë se 365,000 të rritur. Përgjigjet e antitrupave gjithashtu duket se ndryshojnë me kalimin e kohës në varësi të moshës dhe simptomave të një personi.
Studimi sugjeroi që njerëzit që nuk shfaqën simptoma Covid-19 ka të ngjarë të humbin antitrupa më shpejt sesa ata që kishin shenja të sëmundjes.
Gjetjet gjithashtu tregojnë se humbja e antitrupave ishte më e ngadaltë në moshat 18 deri 24 vjeç krahasuar me ata të moshës 75 vjeç e lart./vizionplus/
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë