Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e fundit e tetorit do të vazhdoj me kushte të mira meteorologjike. Do të ketë vranësira dhe intervale relativisht të gjata me diell.
“Në fushat termike do të ketë rritje të lehta sidomos në vlerat e temperaturave minimale, deri sa ato maksimalet mbesin pothuaj të ngjashme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Siç njofton IHMK, kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit dhe prezencës së elementeve meteorologjike.
Ndërsam siç thotë IHKM, edhe kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira, sepse nuk parashikohet të ketë brymë, (përjashtuar viset e larta malore) sikur javën e kaluar ku prezenca e saj kishte ndikuar negativisht te disa lloje të kulturave perimore.
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet