Mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini ka zbuluar se ai ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe do të humbasë ndeshjen kundër Milanit të hënën.
Coronavirusi ka prekur edhe klubin nga kryeqyteti italian, pasi mbrojtësi i tyre Mancini ka zbuluar se tashmë është i infektuar.
“Përshëndetje të gjithëve, unë u testova pozitivisht për Covid dhe si rezultat u futa në karantinë”.
“Ndihem mirë dhe tashmë po numëroj ditët derisa të kthehem në fushë. Shihemi së shpejti dhe Forza Roma!”, shkroi Mancini në Instagram disa minuta më parë.
Ish-ylli i Atalantas nuk u bashkua me shokët e tij të skuadrës për ndeshjen e Giallorossëve në Ligën e Evropës kundër Young Boys të enjten mbrëma.
Mancini do të humbasë përplasjen e ardhshme të Romës kundër Milanit të hënën, ndërsa thuhet se pritet të mungoj edhe mbrojtësi tjetër Chris Smalling. /Telegrafi/
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...