Rajoni i Jorkshajërit të Jugut do të përfshihet të shtunën në zonat me kufizimet më të rrepta në fuqi në Angli kundër koronavirusit të ri, në këmbim të një mbështetjeje financiare, njoftuan sot autoritetet lokale.
Ky rajon i veriut të Anglisë me 1,4 milionë banorë do të kalojë në nivelin e alarmit “shumë të lartë”, shkalla e fundit e një sistemi me tre nivele, vendosur nga ekzekutivi britanik.
Ai përfshin ndalimin për familjarë të ndryshëm të takohen, me përjashtime të rralla.
“Drejtuesit vendorë dhe unë kemi siguruar fonde prej 41 milionë sterlina (45 milionë euro) nga qeveria për të mbështetur banorët dhe bizneset”, theksoi Twitter Dan Jarvis, kryetari i bashkisë së Sheffield, raporton ATSh.
Vendi më i prekur në Europë nga pandemia e COVID-19 me rreth 44 000 të vdekur, Britania e Madhe reagoi për rritjen e kontaminimeve në mënyrë të lokalizuar ndonjëherë përfshirë nga tensionet mes Londrës dhe komuniteteve lokale.
Marrëveshja me Jorkshajërin e Jugut erdhi një ditë pasi kryeministri konservator, Boris Johnson njoftoi kufizime drastike në qytetin e Mançesterit (veriperëndim), pas disa ditësh bllokimi të pasuksesshëm me autoritetet lokale mbi përfitimet ekonomike.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...